×
  • LifeStyle
  • Astrologji

    A ka jetë pas vdekjes?

    Insajderi
    26 March 2022 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në agimin e 19 marsit 1917, një aeroplan me dy ulëse RE8 u nis me një mision zbulimi të vijave të frontit gjerman. Në ulësen e pilotit ishte kapiteni 22 vjeçar, Eldred Bowyer-Bower, i skuadronit 59 nga Royal Flying Corps. Teksa kaloi Croisilles, Pas-de-Calais, afër 10 km larg linjave të armikut, ushtarët gjerman e panë atë dhe e rrëzuan.

    Më vonë, atë mëngjes, mijëra kilometra larg në qytetin indian të Kalkutës, gjysmë motra e Eldred, Dorothy Spearman, ishte në shtëpi kur e ndjeu praninë e tij në dhomë.

    “Kisha një ndjenjë të mrekullueshme pasi që kur u ktheva e pashë në dhomë Eldred”, i shkroi ajo të fejuarit të saj, Aeta Highett, transmeton GazetaExpress.

    Ndonëse e tronditur, ajo ishte e lumtur që ai ishte aty. Për një moment ajo u kthye për ta vendosur foshnjën e saj në krevat.

    Kur u kthye për ta takuar atë, Eldred ishte zhdukur.

    “Ai dukej shumë i lumtur dhe kishte atë pamjen paksa djallëzore”, shkroi ajo. “Fillimisht mendova se ishte truri i imë. Pastaj mendova se diçka e tmerrshme mund t’i këtë ndodhur dhe një frikë e tmerrshme më kaploi”.

    Por, Dorothy nuk ishte i vetmi person që foli për prezencën Elderdit në shtëpinë e saj.

    Të njëjtin mëngjes në Bournemouth, motra e madhe e pilotit të lindur në Afrikën e Jugut, Cecily Chater ishte ende në krevat kur vajza e saj tri vjeçare vrapoi për në dhomën e saj e gëzuar duke i thënë asaj e lumtur: Xhaxhai, Alley Boy, është në sallon!”.

    Alley Boy kishte qenë emri përkëdhelës i fëmijërisë së Eldred dhe ai ishte shumë i afërt me vajzën e vogël.

    Cecily i shpjegoi asaj që kjo ishte e pamundur, xhaxhai i saj ishte në Francë, por fëmija insistonte që të vinte dhe ta shikonte atë në “sallon”.

    Të njëjtën pasdite, z. Watson, një mike e vjetër i nënës së Eldred, Marget, i shkroi asaj për t’i thënë se “një ndjenjë e tmerrshme e kishte përshkruar atë” dhe se Eldred kishte vdekur.

    Margaret i shkroi atij dhe e siguroi që Eldred ishte “shumë mirë dhe i lumtur”. Në fakt, djali i saj në atë kohë ishte varrosur në një varr në Francë, pa emër.

    Dorothy dhe Cecily dokumentuan takimet e tyre të çuditshme me vëllain e tyre në letra që postuan pas më shumë se një jave, para se ato të zbulonin se ai ishte zhdukur gjatë misionit të tij.

    Pothuajse dy muaj më vonë, më 10 maj 1917, ku ushtria britanike po avanconte gjatë tërheqjes se gjermaneve në vijën e frontit të Hindenburg Line, babai i Eldredit, Thomas, hasi në një kryq të bërë nga avioni me emrin “Duam rrënojat”.

    “Dy kapiten të panjohur nga Royal Flying Corps”, ishte shkruar në anën tjetër në kryq. Që në këtë moment u kuptua që Eldred Bowyer-Bower ishte vrarë në aksion.

    Pasi u identifikua nga babai i tij, Eldred ishte varrosur pranë togerit të dytë, Eric Elgey, i cili ishte më të në avionin e zbulimit, në varrezat e Mory Abbey të Francës, me mbishkrimin “Djali i ynë i vetëm. Sui Devotia”.

    Por, edhe pse kjo është një histori tërheqëse, a është ky një konfirmim që ka jetë pas vdekjes.

    Sipas shkencëtarit të shkencave sociale, Dr Leo Ruickbie, një bashkëpunëtor dhe psikolog në Universitetin e Northampton, mund të jetë.

    Dr Ruickbie, i cili ka një karrierë të gjatë në studimin e fenomeneve paranormale, e përshkruan vetën si skeptik në fillimet e tij për jetën pas vdekjes.

    Megjithatë, ai sapo ka fituar 150 000 dollarë në një konkurs ndërkombëtar që i sfidon studiuesit të prodhojnë provat më bindëse për mbijetesën e ndërgjegjes njerëzore edhe pas vdekjes së përhershme trupore.

    Konkursi u krijua nga miliarderi amerikan dhe ndërmarrësi, Dr Robert Bigelow, i cili ka kompani me emrin Bigelow.

    Katër muaj pasi humbi gruan e tij nga kanceri, Diana, më 2020, Dr Bigelow themeloi Bigelow Institute for Consciousness Studies, për të hulumtuar çfarë ndodh pas vdekjes. Kjo krijoi hapësirën unike për një konkurs për të gjetur përgjigjet (fjalë për fjalë, për këtë rast) për pyetjen milionë dollarëshe: A ka jetë pas vdekjes?

    Tregimi interesant i familjes Bowyer-Bower, është pika qendrore e tezës së Dr Ruickbies, i cili është renditur i treti në këtë garë.

    Fituesi, Dr Jeffrey Mishlove, një psikolog klinik me licencë amerikane, fitoi çmimin kryesor prej 1 milion dollarë me një varg tregimesh intriguese dhe e mori çmimin e tij në Las Vegas në dhjetor.

    “Në përgjithësi, rasti imë i preferuar ishte ai i Bowyer-Bower, për shkak se involvon shumë dëshmitarë dhe përvoja të ndryshme”, shpjegon Dr Ruickbie, transmeton GazetaExpress.

    Gjashtë muaj pasi u konfirmua vdekja e pilotit, nëna e Eldredit u zgjua natën dhe shikoi që një dritë po lëvizte në mënyrë të pazakonshëm nëpër dhomën e saj të ftohtë.

    “Unë e pashë, aspak nervozë, me një kapelë paksa të grimcuar dhe aty ishte koka e Eldred”, shkroi ajo. E shqetësuar se vizioni i saj mund të zhduket, ajo zgjati duart e saj dhe tha ‘Eldred, të shoh’”. Menjëherë “ai u bë dritë dhe doli jashtë”.

    Ajo konsideroi që kjo “mund të ketë qenë një ëndërr” por “në mendjen time jam e kënaqur që nuk ishte”.

    Pak javë me vonë, e fejuara e Eldred, Aeta, raportoi se shikoi Eldred në kostumin e tij të kaltër në krevat afër saj; buzët i lëviznin sikurse dëshironte të fliste. “Dora ime kaloi tek ai dhe unë fillova të qajë si fëmijë, ai u zhduk”, shpjegoi ajo më vonë.

    Dr Ruickbie thekson se Bowyer-Bowers ishin një familje aristokrate me një traditë krenare të shërbimit ushtarak.

    Secila përvojë më vete është e prekshme për të qenë e rastësishme, por, së bashku, çfarë arsye mund të ka dikush që të dyshojë në të gjithë dëshmitarët e këtij tregimi”, thotë ai, duke shtuar se familja kërkonte shpjegime jo paranormale për atë që kishte ndodhur.

    Asnjë përpjekje nuk u bë prej tyre që të marrin famë në publik.

    Dorothy dhe Cecily vendosën që të mos flasim për atë që ju kishte ndodhur atyre.

    Detajet dolën në dritë vetëm atëherë kur e fejuara e Eldred, Aeta, ju tha atyre që ajo kishte konsultuar një medium profesionist ku do të dilte e tëra në shesh.

    Shumë njerëz kërkuan ngushëllim të Spiritualizmi pas Luftës së Madhe, pasi që besonin se psikikët mund t’i ndihmonin ata që të kontaktojnë me vëllezërit, baballarët dhe djemtë e vdekur gjatë luftës, shpesh duke bërë që ata të mashtrohen nga sharlatanët.

    Krejt kjo për shkak të punës së një hulumtuesi paranormal, Hubert James, i cili vdiq më 1943, ku letrat e familjes ishin mbledhur të gjitha së bashku – 26 vite pas vdekjes së Eldred – dhe ishin publikuar në një ditar të panjohur.

    “Botimi ishte gjithçka tjetër pos sensacional”, tregoi Dr Ruickbie.

    Argumenti në çmimin e tij, që përfshin një ese me 25 mijë fjalë, bazohet në më shumë njerëz dhe jo në raste individuale.

    “Si një shkencëtar i shkencave sociale, është puna e ime që të analizoj statistika që tregojnë modele të qëndrueshme në përvojat e raportuara njerëzore”, shpjegon ai, transmeton GazetaExpress.

    Edhe pse atij i pëlqen që të mbledh histori intriguese, si kjo, gjatë rolit të tij si redaktor në revistën “Society for Psychical Research”, babai i dy fëmijëve ishte skeptik për jetën pas vdekjes kur ai nisi që të hulumtonte këto raste gjatë verës së kaluar.

    “Ne po jetojmë në një periudhë në të cilën shkenca moderne thotë se nuk mund të këtë jetë pas vdekjes, bazuar në atë që ne dimë për trupin dhe mendjen”, thotë ai.

    “Por, kjo provë qëndron në kontrast në atë që ka përvojë jeta njerëzore. Gjatë kohës sa po shkruaja, isha disi i bindur”.

    Mjekësia moderne aktualisht mban qëndrimin se truri krijon vetëdijen – ndalet truri dhe ndalet edhe vetëdija e juaj”.

    Por, çka nëse vetëdija është diçka që truri e merr?”, pyet ai.

    “Si shkencëtar social, është puna e ime ta bazojë analizën në statistika dhe të tregojë modele të qëndrueshme që raportohen nga përvojat njerëzore”, thotë ai.

    Ai tregon që ky hulumtim i dha atij një rrugë të re që bazohet në një përvojë të tij personale më 2017.

    “Është shumë private për mua, por diçka me ndodhi mua që ia atribuova rastësisë në atë kohë. Megjithatë, tani e shoh që ishte një rast shumë i mrekullueshëm”, shpjegon ai me qetësi.

    Në prillin e vitit 2017, gruaja e tij Antje Bosselmann-Ruckbie, historiane, kishte përshtypjen që në gjumë i shoqi i saj po përpiqej që t’i tregonte asaj një rast urgjent.

    “Ajo u zgjua për të parë që isha në gjumë, e cila gjë ju duk befasuese pasi që ishte shumë real. Me sa duket po i thosha se dikush kishte vdekur, por ajo nuk kishte dëgjuar se kush kishte vdekur”.

    Ndërsa, çifti u zgjuan në errësirë, ata supozuan se vdekja mund t’i këtë ndodhur një miku që ishte shumë i sëmurë.

    Por, në mëngjes, ata morën një telefonatë nga babai i Dr Ruickbie, Bill, që ju tha se nëna e tij, Bernice, kishte vdekur pa pritur gjatë natës.

    “Ishte një përvojë jashtëzakonisht prekëse për mua, por nuk mendoj se çfarë do ta vërtetonte atë apo nuk do ta vërtetonte”.

    Por, tani, vetëm pas hulumtimit dhe esesë së tij ai filloi të zbulonte një sasi të madhe te të dhënave. “Kam kuptuar se kjo është në të vërtetë një përvojë mjaft e zakonshme”, tha ai.

    “Në shkenca sociale ju duhet të jeni të vetëdijshëm për paragjykimet e mundshme, por kjo, sigurisht ma dha një personale dhe materiale”, shton Dr Ruickbie, i cili vëzhgon një “shkëputje psikologjike” se si njerëzit i shohin gjërat e tilla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark