×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A ka ndryshime në planin franko-gjerman? Përgjigjet Konjufca

    Insajderi
    08 December 2022 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca,  ka folur për planin franko-gjerman ku ka treguar detaje se çka parsheh ky plan.

    Ai ka folur edhe për ndryshimet në këtë plan duke thënë se nuk janë ndryshime të mëdha, siç i quajti ai “minore”.

    Ndërsa pohoi se pika e dytë në këtë dokument parasheh që Kosova dhe Serbia e njohin pavarësinë e njëra tjetrës.

    “Plani është final. Serbia me nënshkru sovranitetin e Kosovës, njohja eksplicite është po njohje nuk ka me notë verbale. Unë mendoj vetëm nota verbale mungon në atë dokument . Serbia nuk i çon notë verbale Kosovës që po e njeh, por së bashku me unionin evropian të tri palët e nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën, pika e dytë atje thotë që Kosova me Serbin ia njohin sovranitetin e ndërsjellët njëra tjetrës, pavarësinë, të drejtën e popujve dhe të drejtën për vetëvendosje palëve dhe shtete funksionojnë mbi të drejtat e barabarta”, tha Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark