×
  • Lajme
  • Insajderi

    A ka notë verbale për njohjen nga Izraeli – flasin nga LDK-ja

    Insajderi
    17 October 2020 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka pohuar se Kosova ka notë verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

    I ftuar në emisionin “Pa Maskë”, Gashi i pyetur se a ka Kosova njohën verbale nga Irzaeli për pavarësinë e Kosovës, shefi i LDK-së ka thënë po, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Po na ka njohur dhe ka notë verbale dhe deklarata të ministrave dhe Kosova do ta hap ambasadën në Jeruzalem dhe ka marrëveshjen tjetër të futjes së pakos së internetit 5G”, ka thënë Gashi.

    Izraeli ka njohur Kosovën pas takimit në Uashington dhe nënshkrimit të një marrëveshje për normalizimin e marrdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.org  

    https://www.facebook.com/insajderi.tv/videos/4046526075376499

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark