23:02 - 25 Maj 2023

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, tha se largimn nga kjo parti nuk e ka paralajmëruar asnjë deputet tjetër, përveç Haki Abazit e Fatmir Humollit.

Sipas saj në grupin parlamentar të VV-së nuk kanë probleme në komunikim.

Me asnjë deputet në kuvend s’kam probleme në komunikim. Asnjë s’e ka paralajmëruar largimin ose ka dhënë shenja të kushtëzimit me afate që i kemi pasur si tek rasti i Humollit”, tha Kusari – Lila në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ajo foli edhe për deputetët me qasje siç e quajti ajo “konservative”, për të cilët tha se “jemi pajtuar që të mos pajtohemi”.

Ka deputetë me qasje konservative në raport me vlerat fetare dhe si të tillë ata i kanë shprehur ato pa asnjë imponim ndaj të tjerëve dhe në temat e caktuara jemi pajtuar që të mos pajtohemi.  Kur ka pasur tituj në media se ata mund të dalin si grup i veçantë ata kanë ardhur dhe janë mahnitur me atë se çka po shkruajnë mediat për ta. S’ka pasur drejtpërdrejt për asnjëherë kërkesë apo paralajmërim të largimit”, tha ajo.