×
  • Lajme
  • Insajderi

    A ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit për trajtimin e pacientëve me Covid-19? – Flasin nga ShSKUK

    Insajderi
    08 May 2021 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vështirësia në frymëmarrje është një nga simptomat më të rënda të sëmundjes COVID-19.

    Pandemia me COVID-19 ka rritur nevojën për furnizim me oksigjen në të gjitha institucionet publike shëndetësore, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, nga Shërbimi Farmaceutik në ShSKUK në një përgjigje për Gazetën Insajderi kanë treguar se Ministria e Shëndetësisë ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit për klinikat e QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

    Sipas SHSKUK-së, të gjitha kërkesat e klinikave dhe spitaleve që kanë pasur nevojë për oksigjen janë përmbushur.

    “Bazuar në informacionet nga Shërbimi Farmaceutik në ShSKUK, ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit për klinikat e QKUK dhe spitalet e përgjithshme dhe të gjitha kërkesat e klinikave dhe spitaleve janë të përmbushura”, thuhet ne përgjigjen e tyre dhënë Insajderit.

    Në Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 414 pacientë me Covid-19.

    Prej tyre 297 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, 28 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 307 janë nën asistimin e oksigjeno-terapisë.

    Që prej 13 marsit 2020 e deri më 8 maj 2021, Kosova ka regjistruar 106.345 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.203 pacientë kanë vdekur dhe 97.384 janë shëruar.

    Kosova aktualisht regjistron 6 mijë e 758 raste aktive me Covdi-19./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark