×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A kishin ndonjë problem gjatë rrugës mërgimtarët që u kthyen pas në Merdare? – MPJ tregon për Insajderin

    Insajderi
    28 December 2022 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas mbylljes së pikës tjetër kufitare të Merdares, shumica e mërgimtarëve që ishin nisur për në Kosovë mbrëmë u detyruar të kthehen pas.

    Deri më tani nuk është raportuar nëse mërgimtarët kanë pasur ndonjë problem gjatë rrugës, pas bllokimit të kufirit në Merdarë.

    Kështu konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në një prononcim për Gazetën Insajderi.

    Zyrtarja e lartë për komunikim, Qëndresa Fazliu i tha Insajderit se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për ndihmë nga qytetarët e Kosovës që janë në lëvizje.

    “Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përfshirë edhe misionin tonë në Beograd, nuk ka pranuar asnjë kërkesë për ndihmë nga bashkatdhetarët, pas bllokimit të kufirit në Merdarë nga grupet kriminale serbe”, tha Qëndresa Fazliu, zyrtare e lartë për komunikim.

    Tutje, Fazliu tha se MPJD fton të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim.

    Pika kufitare e Merdares vazhdon te jete e bllokuar, po ashtu edhe pikat kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakut. Ndërsa të hapura janë pikat kufitare në Dheun e Bardhë, Mutivodë dhe Muçibabë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark