×
  • Lajme
  • Insajderi

    A po e keqpërdorë detyrën Presidentja Osmani? – Fton në takim partitë e pa certifikuara nga KQZ

    Insajderi
    13 September 2021 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet e ka keqpërdorur sot pozitën zyrtare duke ftuar në takimin e liderëve edhe përfaqësuesit e dy subjekteve që nuk janë fare të certifikuara në KQZ për zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Insajderi.

    Donika Gërvalla Shwartz nga Lista Guxo dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa po marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani edhe pse këtor dy aubjekte apo alternativa nuk janë fare të certigikuara për zgjedhjet e 17 tetorit. Madje Lista Guxo nuk është fare e regjistruar as si subjekt në KQZ.

    Siç shihet në foto të takimit, presidentja Osmani u ka bërë vend këtyre dy partnerëve të vegjël të koalicionit edhe pse nuk marrin pjesë zyrtarisht në zgjedhjet lokale, ndërsa në emër të VV-së në këtë takim po merr pjesë kryetari Albin Kurti.

    Më poshtë mund ta shihni dokumentin zyrtar të KQZ ku konfirmohet se as Lista Guxo e as Alternativa nuk janë të certifikuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark