×
  • Lajme
  • Lajme

    A po kthehet Gjilani në vatër të re të koronavirusit?- Këto janë statistikat deri tani

    Insajderi
    15 May 2020 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjashtë raste të reja me COVID-19 nga komuna e Gjilanit janë konfirmuar mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë, të infektuarit janë raste kontakti.

    Prej tyre, katër raste janë me vendbanim në Gjilan teksa dy raste janë nga fshati Përlepnicë.

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në bisedë për Insajderin ka thënë se situata është në menaxhim të plotë, dhe ka uruar që të infektuarit të përballojnë lehtë këtë virus dhe pa shqetësime.

    “Urojmë që të infektuarit ta përballojnë sa më lehtë dhe pa shqetësime. Situata është nën menaxhim të plotë nga organet e emergjencave civile dhe shëndetësore”, ka thënë Haziri.

    Në ditën e 64 të ballafaqimit me koronavirus, është bërë publik raporti ditor mbi gjendjen me COVID-19 dhe po ashtu buletinin ditor mbi testimet dhe rastet e prekura, i realizuar nga Qendra Operative Emergjente në Gjilan.

    Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjilan deri me datën 15 maj, në total është 81, prej tyre 32 ndodhën në vet-izolim, 47 tjerë kanë arritur të shërohen, ndërsa kanë humbur jetën dy persona.

    Bazuar në të dhënat e realizuara nga Qendra Operative, rata e infektimit deri tani në Gjilan është 9.50%, teksa 90.50% është rata e mosinfektimit, ndërkohë rata e infektimit në nivel kombëtar gjerë tani ka arritur në 0.65%.

    Nga Qendra Operative Emergjente kanë deklaruar se gjendja e të infektuarve është stabile pa ndonjë shqetësim të madh dhe të gjithë ndodhen të vet izoluar në shtëpitë e tyre.

    Mes tjerash, kryetari i Komunës ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse nga infeksioni si dhe të kufizojnë daljet e tyre në mënyrë që evitohet virusi./GazetaInsajderi 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark