Tregimi i dhëmbëve është vetëm një nga mënyrat me të cilën qentë e përdorin “gjuhën e trupit” në komunikim me rrethinën. Shpesh kjo është shenjë e paralajmërimit dhe agresionit, por, a qeshin ata vërtetë?
Lakimi i buzëve dhe tregimi i dhëmbëve është veprim refleksiv me të cilin ai dërgon mesazh se duhet të tërhiqeni. Këtë merreni seriozisht sepse mesazhi është i qartë: “Do t’i përdor dhëmbët nëse nuk ndaleni”. Kjo është zakonisht shenjë e cila paraprinë sjelljes shumë më agresive. Tregimi i dhëmbëve përcillet me shenja tjera siç janë veshët vertikalë, trupi i shtangur, bishti i drejtuar lartë dhe lëvizja para-prapa bashkë me kuisje karakteristike. Nëse këto shenja paralajmërimi injorohen, mund të vijë deri te sulmi me kafshim, shkruan Petface.
Natyrisht, ekzistojnë situata kur qeni i tregon dhëmbët edhe pa qëllime agresive. Kjo quhet buzëqeshje nënshtruese. Edhe këtë e përcjellin shenjat e gjuhës së trupit siç janë lëpirje e buzëve, pozita e relaksuar e trupit, veshët të palosur në kokë dhe shprehja ngapak e turbulluar e syve. Buzëqeshje nënshtruese është një gjest me të cilin qeni tregon qëllimin ta qetësojë situatën.
Megjithatë qeshja klasike si te njerëzit, te qenët nuk ekziston. Për këtë duhet pasur edhe një aftësi të cilën nuk ka asnjë qenie tjetër përveç njeriut. Bëhet fjalë për humor. Sado që e doni qenin tuaj, i besoni apo jeni të lidhur me të, duhet pranuar se humori, si aftësi e vetëdijshme, te ai nuk ekziston./Insajderi.com.