×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A u arrestua burri që rrahu gruan dhe tentoi ta mbyste djalin?- Policia jep detajet për Insajderin

    Insajderi
    31 October 2022 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javë më parë, Gazeta Insajderi raportoi lidhur me një rast të dhunës në familje që kishte ndodhur në Suharekë. I dyshuari ditën që u raportua në media u ftua për intervistë nga Policia e Kosovës. Por çfarë ndodhi më tej, a u arrestua i dyshuari që përveç që ushtroi dhunë ndaj gruas tentoi ta mbyste edhe fëmijën e tij? Policia jep detajet për Insajderin.

    Nga Policia për Gazetën Insajderi bën të ditur se personit të dyshuar i është vazhduar arresti shtëpiak me urdhër të prokurorit.

    Ndërsa, bëhet e ditur se është iniciuar rast i ri për sulmin me bisht sëpate ndaj fëmijës.

    Për sulmin me bisht sëpate është hapur rast i ri, rasti ka ndodhur në muajin mars të këtij viti. Personi i dyshuari veç ka qenë në arrest shtëpiak, dhe me urdhër të Prokurorit pas intervistimit i është vazhduar burgimi shtëpiak” – tha Shaqir Bytyqi nga policia rajonale e Prizrenit.

    Gruaja nga Suhareka, Lumnije Karaxha, në emisionin “N’Frekuencë me Robin” kishte rrëfyer se si bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe djalit 8 vjeçar.

    Madje, ajo kishte bërë të ditur se ish-bashkëshorti i saj kishte tentuar ta mbys djalin e tyre duke e kapur për fyti dhe duke tentuar ta sulmonte me bisht sëpate.

    Lajmi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark