×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abazi ia kujton parimet e shkelura Kurtit: Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr

    Insajderi
    23 March 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti Haki Abazi i është drejtuar me kritika të forta kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër.

    Fillimisht, Abazi tha se qëllimi kryesor për dialogun nuk duhet të jetë njohja nga Serbia, mirëpo njohja nga pesëshja e BE-së.

    “Të gjithë angazhimin tonë qenësor për arritjen nga e njohjes nga pesëshja e BE-së, sepse njohja nga Serbia është e parëndësishme. Albin Kurti nuk u ardhë kryeministër për me marrë njohje nga Serbia. Njohja nga pesë vendet ka qenë qëllimi ynë. Pika 6 është më e rrezikshmja. Sepse kjo na fut në kompromise të reja që zvogëlon subjektivitetin”, tha ai.

    Tutje, ai iu drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se “ndjehet i ofenduar” kur ai përmend aktivistët e dorëhequr të VV-së.

    “Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr të VV-së. Se ata aktivistë kishin gju gaz lotsjellës, kishin rrotullu makina, për me pengu këtë marrëveshje. Nuk duhet të merremi me interpretimin e çështjes së VV-së. Me respekt duhemi me kujtu secilin aktivist VV-së. Që kanë pasë idealin e madh të bashkimit kombëtar. Sepse pavarësia ka qenë kompromisi. Përqafimi me kryediplomatin grek është i mirëseardhur, mirëpo kur të vjen njohja”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark