×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abazi: Kusari-Lila e Mihali kërcënuan deputetët, vetëm që të votojnë emrin tim për shkarkim

    Insajderi
    16 February 2023 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i cili u shkarkua nga Komisioni i Punëve të Jashtme, nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali kanë kërcënuar deputetët për të votuar pro shkarkimit të tij.

    Sipas Abazi, dy figurat e VV-së Kusari e Mihali i kane bërë thirrje dhe kërcënime deputetëve përfshirë edhe atyre të minoriteteve që të paraqiten në Kuvend për të votuar specifikisht emrin e tij, shkruan Insajderi.

    “I kanë bërë thirrje secilit deputet përfshirë edhe minoritet, përfshirë edhe kërcënimin me pozicione të anëtarëve të minoriteteve për te ardhur në parlament për të votuar shkarkimin time. Në mënyrë specifike për emrin tim, jo të anëtarëve të tjerë të komisionit pasi ajo është bërë për të kamufluar sikur po bëhen edhe lëvizje tjera. Në fakt është bërë thirrje dhe kërcënime ndaj deputet për të ardhur në parlament për të votuar, kjo është e papranueshme. Këto i ka bërë zonja Kusari, Dejona Mihali e kush tjetër që ka marrë detyra për të bërë këtë shërbim”, tha Abazi në Debat Plus.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark