×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abazi: U shkarkova një javë pasi Vuçiq ma përmendi emrin

    Insajderi
    03 May 2023 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur sot për përjashtimin e Haki Abazit.

    Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

    Abazi, ka pretenduar se kjo erdhi pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ia përmendi emrin në Kuvendin e Serbisë.

    “Një javë pasi Vuçiq më përmendi 2 herë emrin në parlamentin serb, erdhi vendimi arbitrar, i pavendosur në asnjë instancë partiake”, tha ai në Tëvë1

    Abazi tutje ka deklaruar se kryeministri Kurti ka paranojë ndaj të tjerëve që mund të ke mendim ndryshe apo kritik në LVV.

    “Kjo do të jetë emërues i përbashkët i asaj që ka ndodhë në vazhdimësi…kryeministri Kurti duket që ka paranojë të skajshme ndaj kujdo që mund të ketë mendim të qartë e ndryshe apo mendim kritik brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo është testuar në përcaktimin e kandidatëve për kryetar komunash, zgjedhjet e brendshme etj” , u shpreh deputeti i Kuvendit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark