Qindra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin kryesor të Podujevës për t’i dalë në përkrahje, kandidatit të LDK-së për kryetar në këtë qytet, Ekrem Hyseni.
Bashkërisht me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pretendenti për të parin e Llapit ka ecur në qendrën e Podujevës, duke përshëndetur të pranishmit.
Ani pse entuziazmi ishte i madh, Abdixhiku dhe as Hyseni nuk pranuan të deklarohen për medie.