19:46 - 21 Mars 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se janë bërë lëshime të mëdha në procesin e dialogut.

Sipas tij Kosova ka pësuar humbje një mundësi për avancim të pozicionit të shtetit të Kosovës.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, shkroi Abdixhiku në “Facebook”.