Abdixhiku kalon një ditë në nderim të UÇK-së, nga Strellci i Tahir Zemajt deri në Suharekë - Insajderi
×
Zgjedhjet 2025

Abdixhiku kalon një ditë në nderim të UÇK-së, nga Strellci i Tahir Zemajt deri në Suharekë

Insajderi
04 January 2025 - 17:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka qenë për vizitë në Strellc të Deçanit.

Më pas, ai së bashku me disa kandidat për deputetë nga ky subjekt, kanë shkuar në fshati Kotradiq.

Ku është bërë zbulimi i plakës përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pas Strellcit, vazhduam në fshatin Kotradiq, ku zbuluam pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së. Nderuam familjen Sefaj për kontributin e dhënë në luftën për liri.

Vazhduam në Baran, ku vumë lule te pllaka përkujtimore e ish Kazermës së Brigadës 131.

Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec e Suharekë, në takime tjera me qytetarë!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark