22:23 - 21 Mars 2023

Për herë të parë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, komentoi edhe dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga posti i nënkryetares së këtij të subjekti. Abdixhiku u shpreh se ajo kishte bërë punë të mira në LDK, por se nuk kishte qenë i njoftuar për dorëheqjen e saj.

“Unë dorëheqjen e kam kuptuar që është dhënë prej Shqipes atë ditë që bashkë me anëtarë të tjerë të kryesisë. Nuk kemi kuptuar më shumë se ajo letër e dorëheqjes”, tha ai në Rubikon, përcjell Insajderi.

“Unë kam fjalë të mira për Shqipen, ka ardhur në një kohë të vështirë për LDK-në. Ka bërë punë të mira për LDK-në. Ka pasur hapësirë të mjaftueshme. Hapësira dikur krijohet edhe vetë. Nuk ka njerëz brenda LDK-së që s’kanë mundësi të krijojnë hapësirë”, u shpreh ai./Insajderi/