×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abdixhiku: Kurti ia çeli Serbisë juridikisht derën për të hyrë në BE pa e njohur Kosovën

    Insajderi
    21 March 2023 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me Marrëveshjen Bazë të arritur në Bruksel dhe Ohër, ku Kosova pajtohet të vazhdojë “pa ia paragjykuar statusin” vetes ku dhe kjo marrëveshje iu amandamentua Serbisë në Kapitullin 35 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evorpian, Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se juridikisht iu hap dera për anëtarësim pa e njohur shtetin e Kosovës, por vetëm me normalizim të marrëdhënieve, shkruan Insajderi.

    “Serbia për kapërcimin e Kapitullit 35 për anëtarësim në BE e ka pasur gjithmonë kusht njohjen e Kosovës dhe heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e saj. Ndërkaq me amandamentimin e Kapitullit 35 ku futet marrëveshja për normalizim [të marrëdhënieve me Kosovën] si pjesë e Kapitullit, në atë moment Serbia mund të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën pa e njohur Kosovën dhe rrjedhimisht pa e hequr Kosovën nga Kushtetuta”, tha Abdixhku në Rubikon, përcjell Insajderi.

    “Juridikisht Serbia ka hapur derën për të qenë pjesë e BE-së duke u thirrur në marrëveshjen normalizuese Kosovë-Serbi, e cila nuk e ka njohjen në të.  Le ta themi hipotetikisht. Nëse Kosova bëhet e padëgjueshme, refuzon çdo gjë, Serbia nuk e ka më pengesë Kosovën për ecjen tutje drejt BE-së”, tha ai.

    “Kjo marrëveshja Serbisë dy gjëra. i kërkon normalizim të marrëdhënieve dhe pa njohje, dhe dy Kosovës i jep obligime. Në këtë nuk ka obligime për Serbinë. Shihni pikat dhe më tregoni çfarë obligime merr Serbia?”, tha mes tjerash kreu i LDK-së./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark