Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, tha se me tubimin masiv në qytetin e Ferizajt, qytetarët i paskan dhënë kushtrim uraganit të fitores së madhe.
‘’I paskeni dhënë vulën e shumëpritur, se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur tashmë në këmbë; është kthyer tashmë në rrënjë. Dhe në këmbë e në rrënjë, LDK është e pandalshme’’, deklaroi Abdixhiku para qytetarëve.
Ai tha se ‘’që ta kuptojnë të gjithë, që të na dëgjojnë të gjithë, kushtrimi bie nga kjo sallë e flaktë’’. ‘’Ky kushtrim na rikujton me krenari se ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës, e ky është Ferizaji ynë! Ky është Ferizaji i LDK-së’’, përfundoi ai.