×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Abdixhiku në Podujevë: Në nderim të së shkuarës, do të bëjmë të ardhmen

    Insajderi
    19 March 2023 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 33 vjetorin e themelimit të degës së LDK-së në Podujevë, kryetari Lumir Abdixhiku ka vizituar këtë qytet.

    Abdixhiku ka falënderuar qytetarët e Llapit për pritjen e përzemërt, përcjell Insajderi.

    “Në nderim të së shkuarës, do të bëjmë të ardhmen. Për LDK-në dhe Kosovën pa dallim”, ka thënë Abdixhiku.

    Postimi i plotë:

    Faleminderit Llap, fole e Lidhjes sonë, për një pritje të përzemërt e pjesëmarrje të lartë në shënim të 33 vjetorit të themelimit të Degës në Podujevë. Jeni gjithëherë shtyllë mbështetëse e veprimit tonë politik.

    Mes veprimtarëve themeltarë, mes bartësve të kohërave të ndryshme, mes gjeneratave të reja politike, shënuam një rrugëtim të gjatë e me përplot arritje. Në nderim të së shkuarës, do të bëjmë të ardhmen. Për LDK-në dhe Kosovën pa dallim! /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark