Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar Gjakovën për pritjen që i bëri në tubimin atje.
Nga Gjakova, Abdixhiku ka thënë se LDK i ofron vendit listën më të mire.
“LDK-ja i ofron vendit listën më të mirë, njerëz punëtorë e të ndershëm, gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, profesionistë që kanë edhe dijen edhe guximin ta udhëheqin vendin. Ky ekip është ëndrra jonë për Kosovën – një Kosovë që e duam dhe e meriton! Dhe pjesë e kësaj liste janë dhe kandidatët tanë nga Gjakova; kryetari i degës Shefqet Shehu, partneri jonë nga PSHDK, Zef Morina, znj. Sevdije Lama, Valon Bellanica e Muharrem Kurti”.