×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abdixhiku për Asociacionin e propozuar nga Rama: Nuk ka vlerë

    Insajderi
    08 June 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se propozim që nuk e ka autorësinë e institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë.

    Në këtë mënyrë, Abdixhiku e shprehi qëndrimin e tij si kryetar i LDK-së për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili dorëzoi një draft për Asociacionin.

    ”Ne nuk e dim motivin e Shqipërisë zyrtare pse ka dalë me një qëndrim të tillë”, tha fillimisht Abdixhiku në Pressing të T7.

    Më pas, ai tha se nëse nuk ka autorësi të Kosovës, propozimi mund të bëhet pjesë i diskutimit, por jo edhe i implementimit.

    ”Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë për Kosovën”, tha Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark