×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku për Qeverinë: Ministri i dytë i ka ikë e po vjen i treti, jo të na flasin për propagandë

    Insajderi
    17 October 2022 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka quajtur Qeverinë të paaftë dhe të dezertuar nga nevojat e qytetarëve.

    Ai, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se në mungesë të punëve ai dhe partia e tij po merren me propaganda.

    “Është me rëndësi të thuhet që është e rëndë për një vend, që pas dy viteve qeverisje propaganda të jetë mjet i vetëm i artikulimit politik, na humbën dy vite. Është dashure të na fliste për rrugët që i ka shtru, është dashur të fliste për termocentral, shkollë, për 50 çerdhe që i ka ndërtu, është dashur ti ndërtonte 50 çerdhe”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

    Abdixhiku, e ka kritikuar edhe menaxhimin e Qeverisë, në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se në mungesë vizioni, po ndërrohen shpesh edhe ministrat.

    “Ministri i dytë i ka ikë e po vjen i treti, jo të na flasin për propagandë të shkuar, jo të flasin për të kaluarën, jo të flasin për kundërshtar që nuk janë më”, ka thënë ai.

    Gjuhën e pushtetit, Abxidhiku e ka cilësuar si gjuhë të opozitës, teksa e kritikuar për sulme të personave të cilët nuk janë më aktiv në politikën shqiptare, siç janë ish-udhëheqësit e qeverive të kaluara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark