Lumir Abdixhiku ka vazhduar të ashtëquajturin “Turneu i Ndryshimit” në Ferizaj.
Para shumë simpatizantëve, kreu i LDK-së ka publikuar emrat e të nominuarve në garë për deputetë nga LDK në Ferizaj.
Pjesë e garës do të jetë edhe një emër i njohur në qytetin e Ferizajit, Bahrije Hyseni.
Afaristja e shquar për shumë vite, njëra nga asambleistet më të votuara dikur në Ferizaj, zëri i shumë grave në këtë komunë njihet për kontributin e madh ndër vite në shumë faza të shtetndërtimit.
Bahrije Hyseni është kryetare e forumit të gruas së LDK-së në Ferizaj dhe njihet për reputacionin e madh që ka në këtë komunë dhe më gjerë duke ndihmuar shumë në fuqizimin e pozitës së gruas në Ferizaj dhee më gjerë.