×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abdixhiku tregon sa do të ishte paga e edukatoreve me propozimin e LDK-së

    Insajderi
    08 February 2023 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me gruan e tij, Albinën, kanë vizituar sot institucionin parashkollor “Yllkat”, në Prishtinë, ku u takuam me edukatoret e këtij kopshti.

    Abdixhiku tha se me propozimin e LDK-së për koeficient, paga bazë e edukatoreve do të ngrihej në 650 euro.

    “Puna e tyre e çmueshme – në këtë kopsht e secilin tjetër në Kosovë – përveç mirënjohjes, meriton dhe kompensim të dinjitetshëm. Me propozimin tonë për koeficient, ky kompensim merr kuptim sepse për herë të parë paga e tyre bazë arrin në 650 euro”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Tutje, ai tha se premtimi i LVV-së për ndërtimin e 160 çerdheve është vetëm një mashtrim pasi që tash e dy vite nuk është ndërtuar asnjë.

    “Për fëmijët e familjet kosovare ndërsa, premtimi për 160 çerdhe për një mandat na del vetëm një mashtrim. Tash e dy vite nuk është ndërtuar as edhe një. Në planin e LDK-së, përtej koeficientit 125 do të përkujdesemi që çdo fëmijë, në gjithë vendin, nga mosha 3 vjeç të hyjë në programin e kopshtit”, shkroi Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark