×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri thotë se PDK nuk i përjashton protestat nëse paralizohet e ardhmja e Kosovës

    Insajderi
    19 April 2021 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestës së PDK-së kundër Qeverisë Kurti, nëse paralizohet e ardhmja e Kosovës si rezultat i krijimit të ndonjë structure e cila do të ishte sikur Republika Srpska.

    “Në momentin që shohim se qeveria Kurti do ta qojë vendin në një drejtim të rrezikshëm, si në të kaluaren kur Kurti deklaronte se është kundër asociacionit, zajendicës siç e quante ai, kundër minishengenit, janë disa projekte që Kurti nuk po ka qartësi. Në momentin që shohim në një drejtim të caktuar e cila do të paralizon në të ardhmën si rezultat i krijimit të ndonjë strukturë e cila do të ishte sikur Republika Serbska apo strukturë e cila do të bllokonte qeverisjen në vend, atëherë në nuk do ta lejojmë do të shfrytzojmë të gjitha të drejtat tona që Kurti mos të realizoj projekte të rrezikshme për vendin tonë” tha Tahiri në Prime Time, në Kanal10.

    Ndryshe Betim Gjoshi nga PDK ditë më parë kishte paralajmëruar protesta ndaj qeverisë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark