10:48 - 21 Tetor 2021

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi.

Paloma është një ndër banoret e “Big Brother VIP”  e cila herë pas here nxit debate dhe shkakton polemika në shtëpi.

Po ashtu, ajo nuk ngurron që të flasë dhe për jetën e saj personale.

Së fundmi, teksa ka treguar si është njohur me bashkëshortin e saj, ajo gjithashtu ka rrëfyer dhe vështirësitë që ka përjetuar për t’u bërë prind i një fëmije.

Konkurrentja tregoi se për fat të keq ka abortuar dy shtatzëni të saj.

“Herën e parë më tha doktorri që do duhet të presim dhe pak, dhe pas disa ditësh më tha që jemi të detyruar ta humbim. Ndërsa herën e dytë më ‘rrëshqiti’”, tregoi Paloma.

Kujtojmë se më herët gazetarja bëri mjaft bujë me rrëfimin për jetën e saj me bashkëshortin. Ajo tha në shtëpinë e “BBV” se bashkëshortit të saj i është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin, që fatmirësisht, siç tregoi ajo, tani e kanë kaluar.

“Vendosa ta ndaj me publikun pasi po kaloj periudhën me të bukur të jetës time. Një nga fitoret e mia më të mëdha ishte që ndryshova Andrein dhe i dhash mundësinë vajzës time të rritej me një baba”, tha ajo e emocionuar.