×
  • Showbiz
  • Show

    Adele braktis intervistën pasi gazetari nuk e kishte dëgjuar albumin e saj të ri

    Insajderi
    24 November 2021 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Adele është larguar nga një intervistë ekskluzive, pasi një gazetar australian ka pranuar se nuk e ka dëgjuar albumin e saj të ri, “30” – raporton Daily Telegraph.

    Udhëheqësi i emisionit australian Weekend Sunrise, Matt Doran dhe ekipi xhirues kishin arritur në Londër për një intervistë, për të cilën kishin paguar 725.000 dollarë.

    Gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren, gazetari theksoi se e ka dëgjuar vetëm një këngë nga albumi i ri, ndërsa në atë çast Adele vendosi ta ndërpresë intervistën.

    Doran u përpoq të sqaronte se nuk e ka parë ‘e-mailin’ në të cilin i ishte dërguar albumi, ndërsa shumëkush ka pyetur se ka mundur të bënte një gabim të tillë, derisa ai njihet si një person që i kryen detyrat e veta.

    Derisa ka pasur kolegë që kanë dalë në anën e tij, shumë të tjerë e kanë kritikuar duke e konsideruar madje një ‘skandal’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark