×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Adele me kontratë të re, përfiton një shumë marramendëse parash

    Insajderi
    23 May 2016 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adele pritet të nënshkruajë një kontratë prej 90 milionë paundësh, kontrata më e madhe e bërë ndonjëherë nga një muzikante angleze.

    Kontrata e këngëtares 28-vjeçare me “Sony Music” është më e madhja deri tani, duke lënë pas atë të Robbie Williams në 2002, me shtëpinë diskografike “EMI”, me një shumë prej 80 milionë paundësh, njofton Tch.

    Mbrëmjen e kaluar, një burim për “Sony Music” ka deklaruar: “Ne e kemi siguruar Adele, e cila është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës sa i përket kësaj gjenerate. Kjo është gjigante”. 

    Këngëtarja e “Skyfall”, e cila pritet të firmosë kontratën gjigante në javët në vazhdim, momentalisht ka një pasuri prej 85 milionë paundësh. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark