×
  • Showbiz
  • Show

    Adele mund të humbasë zërin përgjithmonë!

    Insajderi
    22 January 2022 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Adele është këshilluar të investojë në disa pajisje të mira për ta mbajtur zërin e saj brilant në gjendje të mirë, pasi thatësia rreth rezidencës së saj prej 30 milionë paund në Las Vegas mund të ndikojë te kordat e saj vokale, sipas një legjende te rock.

    Vapa e thatë në qytetin e nxehtë përvëlues mund të ndikojë në kordat vokale të këngëtares fituese të çmimeve, pohoi Joe Elliott, frontmeni i “Def Leppard”.

    62-vjeçari ka qendruar më parë në rezidencën e tij në Planet Hollywood Resort & Casino në vitin 2019 dhe tha se mungesa e lagështisë në shkretëtirë kishte një efekt negativ në zërin e tij.

    “Më duhej ta mbushja tualetin tim me ujë të valë çdo natë dhe të vendosja kazana dhe lagështues në të gjithë vendin, në mënyrë që të zgjohesh i mbytur”, tha ai për “Daily Star”, ndërsa u ankua se klima në Sin City ishte një “vrasëse për këngëtarët”.

    Muzikanti i ka kërkuar këngëtares që të investojë në disa pajisje të mira për ta mbajtur zërin e saj në gjendje të mirë, duke thënë: “Për hir të Zotit merrni një lagështues për dhomën tuaj.”

    Adele ka pasur probleme me kordat e saj vokale ndër vite.Ajo iu nënshtrua një operacioni pasi pësoi një hemorragji në kordat e saj vokale në vitin 2011.

    Këngëtarja u godit përsëri dhe u detyrua të anulonte dy shfaqjet e fundit të turneut të saj botëror në stadiumin Wembley të Londrës në 2017.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark