×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aderimi i teologut Mustafë Bajrami në VV – kritikohet Kurti, urohet vetëm nga e akuzuara për terrorizëm

    Insajderi
    20 December 2020 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aderimi jo fortë i zakontë ndodhi gjatë ditës së djeshme në Lëvizjen Vetëvendosje. Teologu, Mustafë Bajrami iu bashkua partisë së Albin Kurtit.

    Aderimi e tij e prezantoi vet kreu i Vetëvendosjes. Prurja e re në Lëvizjen Vetëvendosje ka nxitur reagime të shumta.

    Shumica dërmues kanë kritikuar Kurti për këtë veprim ndërsa ka pasur edhe një urim e lutje për figurën e re që iu bashku VV-së.


    Ikballe Berisha-Huduti, e akuzuara për veprën penale “Shtytje në veprat terroriste”, ka uruar prurjen e re të Albin Kurit në Lëvizjen Vetëvendosje.
    Berisha-Huduti, ka komentuar në postimin e Kurtit ku ka bërë të ditur se Mustafa Bajrami i është bashkuar kësaj partie, shkruan Insajderi.

    Në urimin e saj e akuzuara për terrorizëm e ka uruar Bajramin duke i thënë se është në lutjet e saj.


    “Urime doktor Mustafë Bajrami, jeni njeri mëse i merituar për bashkëpunim me liderin e shqiptarëisë ztr. Albin Kurtin. Ju kam në lutjet e mija vec përpara ta c’kapim Kosovën tonë të bukur nga duart e baltosura e të e të qelbura në korrupsion dhe padrejtësi”, ka shkruar Berisha-Huduti, shkruan Insajderi.


    Teksa, gazetarja Arbana Xharra, ka komentuar me ironi ardhjen e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, teologun Mustafë Bajramin, duke thënë se hoxha po i ndërron partitë si çorapët.


    “Hoxha tu i ndërru partitë si çorapet, veç fenë mos e ndërro se met pa 72 virgjëresha”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

    E profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se, nuk po arrin t’i gjej lidhje logjike as parimore kësaj dashnie që Albini e shpreh për gjithë këta islamo-fashistët erdoganistë që bëjnë biznes me parajsën dhe që deri para disa javesh i gjenin arsyetime edhe prerjes së kokës së një profesori në Paris.


    Kraki shprehet se, nëse VV vazhdon kështu, rrezikon që nga vija kombëtaro-majtiste të kthehet në vijën islamo-majtiste dhe në këtë të dytën gjithçka ka përveç kombit dhe kombëtarizmit prandaj është rrugë e rrezikshme.


    “Fola shkurt e shqip sepse jam i shqetësuar sinqerisht dhe ia du t’mirën Albinit e VV. Nuk kam qenë as s’jam VV por në zgjedhjet e fundit publikisht kam kërku te votohet Albini dhe lista e tij sepse duhej një barrikadë solide perballë hajnisë dhe krimit ekonomik”, shkruan mes tjerash Nezir Kraki në reagimin e tij.


    Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, pas aderimit të teologut Mustafë Bajrami në Vetëvendosje ka pasur një kërkesë ndaj kreut të VV-së, Albin Kurtit.


    “Veç ky flamur duhet të hiqet nga kjo aleancë, se nuk e ka vendin aty”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook.


    Duke e komentuar këtë aderimi Latifi, ka thënë se këtë bashkim të teologut Bajrami me një parti të majtë si Lëvizja Vetëvendosje, si aleancë mes ekstremistëve islamikë dhe atësitëve të majtë.


    Ai duke cituar filozofin Pascal Bruckner, ka thënë se kjo alenacë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit.


    “Shumë vite më parë filozofi francez Pascal Bruckner paralajmëronte: Një aleancë e re ideologjike po lindë në botë, Islamo-majtizmi, aleanca e ateistëve të majtë me ekstremistët islamikë. Kjo aleancë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit”, ka shkruar Latifi, përcjell Insajderi.


    Pavarësisht reagimeve, Kurti nuk hezitoi t’i thurë lavde figurës së Mustafë Bajramit.


    “Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Kurti ka përmendur edhe të arriturat e Bajramit, duke e prezantuar si një njeri me një përvojë në vendet arabe.


    “Z. Bajrami në Dubai ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë te Instituti “Juma’l-Maxhid”, Drejtor i Departamentit për Kontrollë dhe Verifikim të Botimeve te Ministria e Vakfit si dhe Përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës atje”, shkruan lideri i Vetëvendosjes


    “Gjithashtu ai ka drejtuar Projektin e MTI të Qeverisë së Kosovës për Investime të Gjirit Persik, ka qenë përfaqësues i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, pastaj Drejtor i Institutit Kërkimor Shkencor “Victory” si dhe Drejtor i Institutit Kërkimor-Shkencor dhe Kryeredaktor i Revistës “Avicena” në Prishtinë”, ka deklaruar Kurti.

    Reagime kundër këtij aderimi në Vetëvendosje nuk kanë munguar edhe në postimi që ka bërë vet Kurti në Facebook, gjatës ditës së shtune. Komentues të shumtë janë shprehur të pakënaqur me aderimin e Mustafë Bajramit në VV.

    Vetëm një vit më parë, në tetor të 2019-ës Mustafë Bajrami ishte bërë pjesë e partisë së Ramush Haradinajt, AAK-së.


    Edhe Haradinaj ishte shprehur mirënjohës për besimin e Mustafë Bajramit.


    “Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona. Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike. Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi”, kishte shkruar Haradinaj./Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark