×
  • Lajme
  • Lajme

    “Administrata publike është e mbingarkuar nga politika” – Kurti flet për ligjet për Pagat dhe për Zyrtarët Publikë

    Insajderi
    14 September 2022 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Më shumë se 34 mijë zyrtarë të administratës nuk gjenden në vendin e punës pas reformimit. Të dhënat e raportit të progresit theksojnë se administratat publike kanë qenë të mbingarkuar nga politika”, tha kryeministri Albin Kurti derisa ka folur për dy projektligjet për Pagat dhe për Zyrtarët Publikë .

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas mbledhjes së qeverisë doli në konferencë për media me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për të folur rreth porjektligjeve për Pagat dhe për Zyrtarët Publikë, shkruan Insajderi.

    Kreu i Qeverisë, deklaroi se kanë pasur shumë probleme në hartimin e këtyre dy ligjeve, siç thotë ai për shkak të abuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën.

    Pavaresisht këtyre, thotë se prioritet kjo qeveri e ka reformën në administratën publike.

    “Jemi këtu për dy projektligje të rëndësishme, për secilin zyrtarë publikë por edhe qytetarë, projektligjin për Pagat dhe për Zyrtarët Pubikë. Këto dy projektligje janë bazë e reformës në administratën publike si një nga prioritetet kyçe të kësaj qeverie përmes së cilave synohet krijimi i sistemit të njëtrajtshëm për ta shndërruar në një administratë ku ju si qytetarë dhe biznese mund t’i qaseni lehtë dhe të merrni shërbime efikase”, tha Kurti.

    “Ashtu siç kemi thënë, hartimi i këtyre dy projektligjeve nuk ka qenë proces i lehtë dhe i shpejtë. 40 për qind e zyrtarëve nuk dihej se ku ishin. Ka pasur 170 lloje të shtesave dhe kompensimit”, tha Kurti në konferencën për media.

    Sipas tij, administrate publike ka qenë e mbingarkuar nga politika, shkruan Insajderi.

    “Më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenden vendin e punës pas reformimit. Të dhënat e raportit të progresit theksojnë se administratat publike kanë qenë të mbingarkuar nga politika”, tha Kurti.

    Kurti ka përmendur edhe mungesën e kritereve se si janë paguar shtesat ndaj punëtorëve.

    “Mungesë të kritereve se si janë marrë shtesat, ka pasur zyrtarë që merrnin pagë të ndryshme për punë të njëjtë. Zyrtarët tanë duhet të kenë trajtim të barabartë”.

    Ai thotë se po synohet që në konkurse aplikantët të trajtohen barabartë.

    “Djemtë dhe vajzat tona duhet të kenë mundësi të jenë pjesë e agjencive e institucioneve duke konkurruar në konkurse ku do trajtohen në mënyrë të barabartë me gjithë zyrtarët. Këtë po e synojmë”, tha kryeministri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark