×
  • Lajme
  • Lajme

    Adriatik Kelmendi flet për përplasjen ndërmjet Krasniqit dhe Sveçlës

    Insajderi
    31 October 2018 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përplasje fizike ka ndodhur mes Frashër Krasniqit dhe Xhelal Sveçlës pas një debati në KTV.

    Përplasjen e ka konfiurmuar edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

    Ajo ka thënë se në këtë rast ka qenë më shumë i përfshirë moderatori, Adriatik Kelmendi.

    Por, Kelmendi i kontaktuar nga Insajderi ka thënë se në emission çdo gjë ka shkuar mirë.

    Ai tutje ka theksuar se nuk dëshiron të komentoj më shumë rreth kësaj teme.

    “Nuk mundem me komentu me asgjë. Emisioni ka shkuar në rregull nuk është e jemja me komentu. Nga ana ime s’kam koment”, tha Kelmendi për Insajderin.

    Deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla ka mohuar përplasjen, por ka thënë se ka pasur vetëm fjalosje. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark