×
  • Lajme
  • Insajderi

    Afër 9 mijë raste aktive me COVID-19

    Insajderi
    21 September 2021 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktualisht në Kosovë janë 8.903 raste aktive me COVID-19. Më së shumti raste aktive janë shënuar sërish në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet aktualisht janë 1.803 raste aktive me koronavirus.

    Në vend sipas raportit të fundit të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka pasur rënie të vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19.

    IKShPK të hënën raportoi për 6 vdekje dhe 48 raste të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

    Për parandalimin e përhapjes së COVID-19 institucionet shtetërore dhe shëndetësore kanë marrë vendimin për masa. Që nga 30 gushti qytetarët e Kosovës obligohen të respektojnë masat antiCOVID-19.

    Masat antiCOVID-19 do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.

    Për t’u mbrojtur nga COIVD-19 është kërkuar edhe vaksinimi antiCOVID-19. Që nga procesi i vaksinimit e deri më tani janë dhënë janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark