×
  • Lajme
  • Insajderi

    Afër gjysmë milioni vota për katër gratë e guximshme të politikës kosovare

    Insajderi
    04 March 2021 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vjosa Osamani, Donika Gërvalla, Vasfije Krasniqi dhe Mimoza Kusari janë katër gratë më të fuqishme të politikës kosovare, bazuar në votën qytetare. Në zgjedhjete 14 shkurtit në total ato morën 486 mijë e 956 vota.  

    Historia e re e politikës në Kosovë, do të jetë për herë të parë në masën më të madhe në dorën e politikaneve gra.

    Votuesi kosovarë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka zgjedhur që katër gra të fuqishme të jenë përfaqësuese të tyre në kuvend.

    Vjosa Osmani, Donika Gervalla, Vasfije Krasniqi dhe Mimoza Kusari, morën besimin e afër gjysmë milioni të votuesve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Politikania më e votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë del të jetë Vjosa Osmani, që njëherit ishte edhe kandidate për president të vendit. Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit, kandidoi me listën e saj “Guxo” në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje duke marrë plotë 300 mijë e 788 vota nga 438 mijë që ka marrë koalicioni fitues.

    Pas saj për nga fuqia e votave renditet Donika Gërvalla – Schwarz, gruaja që në kuvendin e LDK-së ishte tërheqë zvarrë. Ajo ka mbledhur 71 mijë e 720 vota të qytetarëve.

    Të dyja këto gra ishin për përjashtuar nga partia Lidhja Demokratike e Kosvës, ku kishin kontribuar për vite me radhë. Përjashtimi nga partia ua rriti fuqinë e tyre, derisa elektorati i LDK-së e dënoi partinë me mos votë.

    Gruaja tjetër që doli e treta për nga fuqia e votës është Vasfija Krasniqi.

    Ajo vetëm pak ditë para nisjes së fushatës ishte bërë pjesë e listës së Lëvizes Vetëvendosje, por arriti të marë plotë 60 mijë e 885 vota të kosovarëve.

    Krasniqi është e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila publikisht kishte rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar si vajzë e re nga forcat serbe në vendin e saj të lindjes.

    Ish-kryetarja e komunës së Gjakovës dhe ish-ministrja e Tregtisë e Industrisë, Mimoza Kusari Lila është gruaja tjetër e fuqishme e politikës. Në zgjedhjet e 14 shkurtit ajo ka marrë 53 mijë 563 vota.

    Të gjitha këto gra ishin pjesë e listës për deputetë nga LVV dhe Lista Guxo. Lëvizja Vetëvendosje ka dal fituese e zgjedhjeve me 438 mijë e 334 vota, apo 49.95%. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark