×
  • Lajme
  • Insajderi

    Afera 2 milionëshe, Kajtazi: Përgjegjës është edhe Drejtori i Thesarit të Shtetit

    Insajderi
    22 October 2020 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, ka thënë se për vjedhjen e dy milionë eurove duhet të jap llogari edhe Drejtori i Thesarit.

    Sipas tij proceduralisht nuk mund të kryhet një pagesë pa një varg nënshkrimesh duke përfshirë në fund edhe nënshkrimin e drejtorit të Thesarit.

    “Në sistemin tonë shtetror nuk ka siguri, proceduralisht nuk mundet me u bë një pages pa u kry një varg nënshkrimesh tu e përfshi të fundit drejtorin e Thesarit, i cili çuditërisht ka qenë në pushim, dhe nuk kërkon kërkush llogari prej tij, se si ka mundësi institucioni që ai e drejton me ndodh një vjedhje e tillë”, ka thënë Kajtazi .

    Kajazi ka shtuar se fakti që në Kosovë vjedh para e nuk ndëshkohesh duke përfshirë këtu edhe zyrtarët e shtetit, kjo iu jep liri të tjerëve për të vjedhë edhe miliona.

    “Tjetra është guximi për me krye një veprim të tillë, fakti që vjedh në Kosovë, vjedh pare e vjedh miliona e nuk shkon në burg kjo të bënë me kuptu që të tjerët marrin liri për me vjedh edhe miliona”, ka thënë Kajtazi në Debat Plus.

    “Në Kosovë edhe kur vjedhjen miliona euro dënohet po aq sa dëhohet një person që vjedh një traktor me dru në mal, sepse vjedhe e konsiderojnë atje dhe vjedhje e konsiderojnë atë, përderisa nuk ka pandëshkueshmëri të zyrtarëve të shtetit i ka bërë të guximshëm këta, po flasim për një drejtor të Ramiz Lladrovcit, i një zyrtari të PDK-së”, ka shtuar Kajtazi./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark