×
  • Lajme
  • Lajme

    Afërsia e policit të arrestuar për ryshfet me Hajdar Beqën e PDK-së

    Insajderi
    15 March 2022 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në njërin prej operacioneve më të mëdha në vend i koduar si operacioni “Pika”, kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ishte arrestuar polici edhe ish-gjyqtari i futbollit, Benon Këpuska.

    Ky i fundit u pa në një fotografi të publikuar nga polici i arrestuar bashkë me deputetin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, shkruan gazeta Insajderi.

    Në fotografi shihet edhe vëllai i deputetit Hajdar Beqa, Abaz Beqa që ka pronësinë e klubit të futsallit, Liburni.

    Ndryshe, aksioni ishte zhvilluar në Prizren e Gjakovë. Më konkretisht në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prushë, ku të arrestuar kanë mbetur rreth 50 zyrtarë policorë, të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘keqpërdorim i autoritetit zyrtar’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark