×
  • Lajme
  • Lajme

    Afrim Muçiqi: Nëse nuk na lejohen dasmat do t’i mbajmë nëpër sheshe e livadhe

    Insajderi
    15 June 2020 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësues të estradës, gastronomisë dhe aktiviteteve të tjera të ndërlidhura me organizimin e dasamave sot në ora 12:00 do të takohen me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të parë mundësinë e hapjes së këtyre aktiviteteve.

    Ky takim u aranzhua pasi ata kishin dalë për të protestuar.

    Ministri Zemaj doli para tyre dhe kërkoi që të shkojnë në zyrë dhe të bisedojnë.

    “Zgjidhni 10 përfaqësues ejani në Ministri dhe bisedojmë sa të doni. Shihemi në takim”, tha Zemaj.

    Muçiqi ka thënë se para se të fillojë ky kundërshtim, gastronomia paraprakisht ia ka bërë një kërkesë Qeverisë.

    “Në ora 12:00, një delegacion i joni do të shkojë në takim dhe do të shohim si fillon puna sepse është një dëm i madh. Edhe ne duhet të punojmë si gjithë të tjerë sepse përfshihen shumë biznese si estrada, gastronomia, dekoret etj.”, ka thënë Muçiqi para medieve.

    Labi kërcënon: Nëse nuk mbahen dasmat, unë do të këndoj në Mal të Zi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark