×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Agim Ademi: Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse

    Insajderi
    21 June 2022 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në postimin e fundit para pak çasteve në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se janë të gatshëm të rrisin kapacitetin e stadiumit Fadil Vokrri.

    Momentalisht stadiumi në kryeqytet ka një kapacitet prej 13,500 ulëseve, dhe është në shërbim të gjitha skuadrave kosovare, në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, gjithashtu është stadiumi i vetëm i cili plotëson të gjitha kriteret për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare në territorin e Kosovës.

    Stadiumi nacional duket shumë i vështirë për ta filluar, ndërsa një rindërtim i Fadil Vokrrit, me një kapacitet akoma më të madh, mund të ndodh sipas të parit të FFK-së.

    “Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse. Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm” shtoi Agim Ademi.

    Para disa ditëve në një shkrim publik, Ademi bëri thirrje në MKR-së për të përfunduar projektet e filluara për ndërtimet e stadiumeve në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark