Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar Ferizajt, Agim Aliu, ka prezantuar programin për arsimin në këtë qytet.
Kryetari aktual i kësaj komune ka thënë se kanë vendosur disa objektiva për të pasur arsim sa më cilsor dhe një ambient më të mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Arsimi ferizajas dje ishte pishtar i mendimit për liri dhe rezistencë. Sot, arsimi është udhërrfyes i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik në komunën tonë. Për këtë kemi vendosur shumë objektiva për të krijuar ambient arsimor sa më të mirë si për nxënësit po ashtu dhe mësimdhënësit”, ka shkruar Aliu.