×
Zgjedhjet 2021

Agim Aliu takon Ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Insajderi
11 October 2021 - 17:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka takuar Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Në takim ishin edhe drejtori gjeneral i Maarif International Egitim Schools of Kosova, Oguz Hamza Yilmaz dhe Mahmut M. Özdil nga “Turkiye Maarif Vakafi”, me të cilët biseduan për bashkëpunimin në fushën e arsimit.

“Ndamë idetë e mundësitë për bashkëpunimet e reja në fushën e arsimit, natyrisht duke e falënderuar në emër të gjithë ferizajasve, për bashkëpunimet që sollën rezultate konkrete për shumë fusha të jetës në Ferizaj”, ka shkruar ai.

Aliu e ka falëndëruar ambasadorin turk për ndhmën mjeksore për pacientet e lënduar nga shpërthimi në restaurantin “SteakHouse”.

“Falënderim të veçantë në emër të familjarëve dhe gjithë ferizajasve për Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Shkëlqësinë e Tij, Çağrı Sakar për ndihmën e pakursyer për trajtimin e pacientëve të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në restaurantin SteakHouse”, theksoi Aliu.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark