×
  • Lajme
  • Insajderi

    Agim Veliu vendos krye në vete – shtyn orën policore deri në ora 22:00 për zgjedhje

    Insajderi
    28 November 2020 - 13:18

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka vendosur krye në vete, rreth masave të kufizimit të lëvizjes për ditën e diel, kur qytetarët e Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut do të drejtohen për tek kutit e votimit.

    Veliu ka dal kundër Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili tha ora policore do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe gjatë kësaj jave. Zemaj kishte thënë se nuk do të ketë përjashtime as në ditën e diel, raporton Gazeta Insajderi.

    Ndërsa sot, Veliu ka lejuar qarkullimin e qytetarëve edhe pas orës 19:00.

    “Lejimin e lëvizjes hyrje-dalje në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim, për shkak të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, gjatë orarit 19:00 deri në orën  22:00  për votuesit në zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut,  me qëllim të realizimit të drejtës së tyre për votim”, thuhet në vendimin e ministrisë së punëve të brendshme.

    Sipas këtij vendimi të marr nga Veliu thuhet se  “Liria e lëvizjes sipas pikës 1 të këtij Vendimi lejohet vetëm me datë 29.11.2020, dhe vlen vetëm për ata votues që të drejtën për votim e kanë realizuar pas orës 19:00, sipas rregullave dhe legjislacionit në fuqi”.

    Poashtu, është marrë vendim për lejimin e lëvizjes hyrje-dalje në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim, për shkak të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, gjatë datave 28.11.2020 dhe 29.11.2020 gjatë orarit 19:00 deri në orën  05:00  për stafin esencial të KQZ-së, stafin zgjedhor dhe vëzhguesit e akredituar,  me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre për përgaditjen finale dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe Komunën e Mitrovicës së Veriut. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark