×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Agjenti i Dybalas kontakton Marotta-n, arrihet akordi me sulmuesin argjentinas

    Insajderi
    14 June 2022 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Paulo Dybala dhe Inter janë gjithnjë e më pranë marrëveshjes.

    “La Gazzetta dello Sport” thotë se Dybala aktualisht ndodhet në Miami, por i ka thënë agjentit të tij se është gati t’i bashkohet klubit zikaltër dhe besohet se dita e enjte do të jetë vendimtare.

    Ditët e djeshme ka patur një kontakt telefonik mes CEO-s Marotta të Interit dhe agjentit të argjentinasit, Jorge Antun. Ky i fundit ka kontaktuar Marotta-n dhe i ka thënë se duhet vetëm një zgjatje kontrate, pra nga 3 vite që ofronte Interi, në 4 vite të kërkuara nga Dybala dhe agjenti i tij.

    Shifra e pagës duket se nuk do të ndryshojë pasi kjo ka qënë kërkesa e Dybala dhe gazeta italiane thekson se Marotta ka rënë dakort për këtë kontratë.

    Tashmë thuhet se është caktuar dita e enjte si dita e fundit e diskutimit për të lustruar detajet e fundit të një marrëveshje që është praktikisht gati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark