×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AGK-ja dënon linçimin e deputetit të Vetëvendosjes, Sali Zyba kundër T7 dhe Express

    Insajderi
    05 October 2022 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Sali Zyba, ka publikuar sot në Facebook, një videomontazh ku paraqet kryeredaktorin e televizionit T7, Arsim Lani dhe drejtorin e T7 dhe Gazeta Express, Leonard Kërquki duke prezantuar emisione të ndara të vitit 2016 dhe 2022 me mbishkrimin “E njëjta luftë e UÇK-së, i njëjti medium”.

    AGK-ja konsideron se një video-montazh e tillë e publikuar nga një deputet dhe e shpërndarë nga dhjetëra pjesëtarë të VV-së, është thirrje për linçim të dy gazetarëve dhe mediumeve në fjalë, dhe paraqet rrezik direkt për sigurinë e tyre.

    “Për të satën herë, AGK-ja fton deputetët dhe anëtarët e tjerë të Vetëvendosjes, që të mos përdorin fuqinë e tyre të pushtetit për të sulmuar mediet dhe gazetarët, në mënyrë që ata ta kryejnë punën e vet të papenguar, dhe pa presionin e vazhdueshëm të këtij pushteti”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark