×
  • Sport
  • Sport

    Aguero bëhet viral: komenton El Clasico dhe… fyen Real-in

    Insajderi
    21 March 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Barcelona fitoi El Clasico-n kundër Real Madridit të dielën mbrëma. Kështu, blaugranat kanë shkuar në +12 ndaj rivalëve të tyre Los Blancos dhe ndoshta kanë vendosur një dorë te titullit në la Liga.

    Përveç emocioneve të përjetuara gjatë ndeshjes në fushë, që nga autogoli fatkeq i Araujo, tek përmbysja e katalanasve e firmosur nga Sergi Roberto dhe Kessie, në këto orë po flitet edhe për… Sergio Aguero.

    Epo po. Në fakt, ish-futbollisti edhe i katalanasve u bë viral për një festim në favor të Barcelonës, ish-klubit të tij, jo shumë e “bukur” ndaj tifozëve madrilenë.

    Kun, një ish-sulmues i Atletico Madrid dhe Manchester City, por edhe i Blaugranëve me të cilët përfundoi karrierën e tij pasi pësoi një aritmi kardiake në ndeshjen kundër Alaves më 31 tetor 2021, komentoi El Clasico për ESPN dhe ka reaguar më shumë se duhet pas golit të Kessie.

    Pasi ka thënë: “Po, ec aty”. Aguero nuk e përmbajti veten në shprehje më të forta: “Qaj madridist, merre në b**ë”. Një koment që shkaktoi menjëherë diskutim.

    https://twitter.com/ReshadRahman_/status/1637855547167760385?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1637855547167760385%7Ctwgr%5E124a38896f7307fd0b0a0f0d4d731e6e05c7ff3f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Faguero-behet-viral-komenton-el-clasico-dhe-fyen-real-in-pamjet%2F

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark