×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ahmet ironizon me Kurtin:  Shyqyr që nuk u thirr ezani se e kishin pauzu cakrrimin e gotave

    Insajderi
    24 March 2023 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ironizuar me fotografin e Kurtit ku shihet duke cakërruar gotën me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimi në Twitter, Ahmeti ka thënë se mirë që s’ka thirrur ezani në momentin kur Kurti dhe Haradinaj i kanë cakërruar gotat pasi që Kurti do të bënte një pauzë në atë moment.

    “Shyqyr që nuk u thirr ezani se e kishin pauzu cakrrimin e gotave!”, ka shkruar Ahmeti.

    Këtë koment Ahmeti e ka bërë marrë shkas nga momentet kur Kurti ka ndalur fjalimet e tij nëpër organizime të ndryshme në respekt të ezanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark