×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Bateritë e VV-së ta djegin kerrin e korrupsionit

    Insajderi
    21 May 2017 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin që përhapi një videospot i publikuar sot nga PDK, në të cilin u shfaq një makinë-lodër së cilës u ndërrohen bateritë. Një djalosh në këtë videospot i heq “bateritë e LDK-së” dhe i vë “bateritë e PDK-së”.

    E kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili vjen nga radhët e VV-së, ka thënë se “bateritë e VV-së ta djegin kerrin e korrupsionit”.

    Në një postim në rrjetin social Twitter, Ahmeti ka thënë se bateritë e VV-së janë për një Kosovë më të mirë.

    “Bateritë e VV ta djegin kerrin e korrupcionit. Ato janë për një kerr më të mirë, për një Kosovë ndryshe”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

    Ahmeti është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes. /Insajderi.com

    Ky është videospoti i publikuar nga PDK:

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=KO5GcVobeQk&t=1s” /]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark