×
  • Sport
  • Sport

    Ahmeti: FFK-ja që nga ardhja e Agim Ademit është shndërruar në federatë të boksit

    Insajderi
    21 October 2021 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zëvendës sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se FFK-ja që nga ardhja e Ademit në krye është shëndërruar në federatë të boksit.

    Ahmeti i cili kishte ushtruar pozitën e zëvendës sekretarit të FFK-së, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, ka akuzuar kryetarin Agim Ademi për uzurpim të karrikes së presidentit dhe njollosje të një nga institucioneve më kredibile që ka pasur Kosova.

    POSTIMI I PLOTË:

    Federata e Futbollit është kthyer në atë të boksit?

    Deri para tri viteve të gjitha mediat flisnin, shkruanin për sukseset e futbollit kurse tani prej kur është uzurpuar karrika e kryetarit nga Agim Ademi lajmet janë për keqpordorime, marrveshje të dyshimta, rrahje..!

    Sipas shkrimeve:Rrahet sekretari nga kryetari , sulmohet Drejtori nga Kryetari, kryetari sulmon fizikisht dhe psiqikisht asistenten e sekretarit, rrahet kryetari me referinpastaj rrahjet vazhdojne në stafin administrativ ku rrihen mes vete zyrtarët e FFK-së në seli të FFK-së.

    Kryetari sulmon doktorrin e Kombëtarës, avazi i kryetarit kalon në kampin e Kombëtarës ku lojtarët rrahen mes vete! Pastaj del dikush e rrah edhe kryetarin!!!!Në çfarë niveli e kanë sjellë një nga institucionet më kredibile qe ka pas Kosova.

    Dikur mburreshim me punën e Fadil Vokrrit trashegimin që na e la, sot me FFK është bërë për të të ardhur keq.Ndryshimi është i domosdoshëm..!

    https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Faahmeti21%2Fposts%2F140045188357722&show_text=true&width=500

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark