×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ahmeti ndan fond për mediat që janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës

    Insajderi
    26 November 2020 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ndarë një fond prej 100 mijë euro për mediat të cilat janë me lokacion në Prishtinë.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka treguar edhe mënyrën e ndarjes së tyre, raporton Gazeta Insajderi.

    “Ne kemi vendosur që mediat me bazë/zyre/lokacion në Prishtinë të ndihmohen me një fond prej 100,000 euro.  Nesër bëhet thirrje ku mediat ndahen në tri kategori bazuar në numrin e punëtorëve që kanë nën 8 (tetë) punëtorë, nga 8-50 punëtorë dhe mbi 50 punëtorë”, ka treguar Ahmeti.

    Ahmeti ka treguar kushtet që duhet plotësuar mediat për të përfituar nga ky fond.

    “Të jenë të regjistruar ne Komunën e Prishtinës, Të funksionojnë si media profesionale dhe të jenë të regjistruara në institucionet përkatëse (Komisioni i Pavarur për Media), Pasqyrat financiare, Vërtetimi i pagesës së kontributeve pensionale të punëtorëve, Komisioni do të ketë shumicën përfaqësues të mediave e jo të Komunës”, ka treguar Ahmeti.

    Derisa në fund ka shtuar se “Ndoshta nuk ka nevojë ta themi, por ndihmën mund ta marrin edhe kritikuesit më të mëdhenj të Komunës. Siç ka thënë Michael Moore kur kishte ndihmuar financiarisht ëebfaqen më kritikuese ndaj tij që të mos mbyllet – pa juve nuk do të kishte interesim për punën tonë”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark