×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti  thotë se BDI do të rri në opozitë deri sa të zbardhet e vërteta për Kumanovën

    Insajderi
    05 February 2017 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arsyeja kryesore e mos formimit të qeverisë në Maqedoni po del të jetë Prokuroria Speciale e cila tashmë është në fillimin e hetimeve të të gjitha aferave të krijuara në shtetin fqinj.

    Kreu i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë për Top Channel, tha të dielën se ka lënë një “bombë”  të ngjashme me atë që i lëshoj edhe Zoran Zaev, kundërshtari i Nikola Gruevskit, tek zyra e presidentit Ivanov, por thotë se çelësin e kësaj bombe e ka marrë me vete dhe do ta shpërthej atëherë kur të jetë koha.

    Nuk ka folur sa ka qenë në pushtet pasi kjo do të dukej si vetëmbrojtje.

    Ali Ahmeti kërkon hetim pasi konsideron se është akuzuar për shumë ngjarje padrejtësisht dhe se më mirë do të ishte që BDI-ja të qëndronte në opozitë në mënyrë që të zbardhet e vërteta rreth rastit “Kumanova” dhe “përgjimeve të Zoran Zaevit”.

    “Duke qenë unë në pushtet sigurisht që njerëzit mund të mendojnë se unë mund të influencojë mbi drejtësinë dhe tanimë qarkullon ideja, mendimi I fortë që ne do të qëndrojmë në opozitë derisa ta qartësojmë drejtësinë”, ka thënë Ahmeti për TCH.

    Sipas tij, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është i pa vendosur dhe se BDI nuk është se nuk ka qëndrimet e veta autentike.

    “Jo një herë u kam thënë çfarë janë për BDI-në  përgjimet në këtë skandal megaloman, le të hidhet dhe le të dijë opinioni çfarë ka për BDI-në nëse ka kriminalitet le të dijë populli, le të dijë populli të verbëtën për ngjarjet e Kumanovës sepse drejtpërsëdrejti akuzohem unë dhe unë jam përfaqësues i dhjetë mijë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare sepse aty janë vrarë edhe bashkëluftëtarët e mijë dhe të akuzohem unë për tradhti, populli duhet ta dijë të vërtetën”, ka thënë Ahmeti.

    Ai ka treguar se akuzat ndaj tij, kanë qenë të pabaza.

    “ Të akuzohem unë për rastin ‘Monstra” populli le ta dijë të vërtetën, prandaj pa u zbardhur e vërteta BDI vështirë se mund të marrë një vendim për të qenë në kolltuk sepse nga kolltuku nuk zbardhet kurrë e vërteta, andaj ne dhe unë personalisht me forcën më të madhe në mbledhjet e radhës që do jenë do mbrojë këtë koncept sepse ky koncept na nderon edhe në varrë kur të shkojmë sepse përndryshe nëse ne shijohemi dhe vendosemi nëpër kolltukë me të drejtë mileti, populli do të thotë lere se s’del e vërteta në shesh se përsëri këta do jenë ata që e kontrollojnë dhe tani është koha që të veprojmë dhe që të gjitha të palarat le të dalin në sipërfaqe”, ka thënë Ahmeti.

    Por  Ahmeti thotë se nuk ka gatishmëri ti pranojë të pabërat, e as të fyhet.

    “Prokuroria speciale të mos mbetet vetëm si prokurori speciale por  të ketë edhe gjykatë, për të nxjerrë të gjitha të palarat pasi gjithçka zi në këto 16 vite nuk është pasi njerëzit na kanë besuar të jetojnë pa brenga”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark